Home Sporti Koret raciste...

Koret raciste ndaj Lukakut, reagon Interi: Forca Rom, jemi me ty!

63
0

Romelu Lukaku shpëtoi mbrëmjen e djeshme Interin nga humbja në gjysmëfinalen e parë kundër Juventusit. Pas golit sulmuesi belg festoi para tifozëve bardhezi duke sjell reagimin e ashpër të tyre, ku nuk u kursyen as koret raciste.

“Inter është me Lukakun, në mbështetje të sulmuesit ndaj çdo forme racizmi dhe diskriminimi. Jemi vëllezër dhe motra në këtë botë. Sporti duhet të jetë një mjet emocionesh, por edhe vlerash e të qarta dhe të përbashkëta që nuk kanë të bëjnë aspak me ato minutat e fundit që ndodhi në Torino. Forca Rom, jemi me ty”, shkruhet në reagimin e klubit zikaltër.

Interi po pret dhe nga organet e drejtësisë sportive një dënim të mundshëm për skuadrën bardhezi. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit