Home Aktualitet Koronavirusi ...

Koronavirusi në Shqipëri/ 495 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

26
0

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim për buletinin ditor të rasteve me koronavirus. Nga 1407 testime janë infektuar 495 qytetarë, ndërkohë që për fatin e keq ka pasur dhe një humbje jete. 437 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki:

113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.

Janë 3,781 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 62 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 495

Të shëruar në 24 orë 437

Të shtruar në spitale 22

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1407

Testime totale 1,950,326

Raste pozitive 324,590

Raste të shëruara 317,233

Raste Aktive 3,781

Humbje jete 3,576

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,565

Fier 481

Durrës 323

Vlorë 299

Korçë 225

Elbasan 190

Shkodër 179

Gjirokastër 170

Berat 137

Lezhë 136

Dibër 59

Kukës 17

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit