Home Aktualitet Korrupsioni n...

Korrupsioni në Shqipëri në nivele maksimale, ja çfarë thonë qytetarët

79
0

Gjetjet e javës së fundit, nga të dhënat e mbledhura në terren nga ekipi i Datacentrum, thonë se pavarësisht besimit maksimal tek SPAK dhe drejtësia, për qytetarët shqiptarë, korrupsioni në vend vazhdon të jetë në nivele shumë të larta.

Në total janë 82.1 % e qytetarëve që mendojnë se qeverisja është tërësisht e korruptuar apo ka shumë korrupsion. Në krahasim me një vit më pare, rënia e këtij perceptimi, është e ulët. Në nëntor të 2021 perceptimi i qytetarëve për korrupsionin në qeverisje ka qenë afërsisht 10 pikë në përqindje më lart se sot, ose 91.8 % krahasuar me 82.1 %.

Këto matje, si për besueshmërinë tek SPAK-u ashtu edhe në perceptimin e korrupsionit, tregojnë qartazi se megjithë mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, organet e reja të drejtësisë, ende nuk kanë arritur të kenë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të korrupsionit në Shqipëri. /Euronews Albania/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit