Home Rajoni Kosova pas he...

Kosova pas heqjes së vizave, ja sa qytetarë udhëtuan jashtë

69
0

Mbi 116 mijë persona janë larguar më shumë nga Kosova në muajin janar të këtij viti krahasuar me janarin e vitit 2023. Nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” thanë se në muajin janar 2024 janë shërbyer mbi 287 mijë udhëtarë apo rreth 22% më shumë sesa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3 për qind më shumë krahasuar me janar 2023.

Dyndje ka pasur edhe në dyert e Agjencisë së Regjistrimit Civil në kërkesa për t’u pajisur me pasaporta. “Krahasuar me vitin e kaluar kemi diferencë jashtëzakonisht të madhe, duke ditur se qytetarët nuk kanë mundur të lëvizin lirisht, kërkesat në këtë muaj (janar 2024) kanë shkuar diku rreth 70 mijë”, tha Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë për Regjistrim Civil.

Interesim të shtuar për pasaporta ka pasur edhe në katër komunat veriore me shumicë serbe. “Janë mbi 7 mijë qytetarë që janë pajisur me pasaporta në komunat veriore por aplikimi është duke vijuar, kërkesat janë të shtuara. Krahasuar me vitin e kaluar 28 pasaporta kanë qenë në komunat veriore tash diku i kemi mbi 800 pasaporta vetëm brenda muajit janar”, tha Camaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit