FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albin Kurti: Hashim Thaçi, gjarpën indian

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lëshojnë pe për çështjen e demarkacionit. “Ju e patë të ashtuquajturin president të Kosovës, i cili i dha ultimatum Kuvendit për demarkacionin”, tha Kurti në RTV 21.

Sipas tij, Thaçi i ka borxhe Serbisë dhe këtë ultimatum nuk ia bën Serbisë, por Kuvendit të Kosovës.

“Ju e dini se Thaçi në luftë e kishte nofkën Gjarpën. Por jo gjarpën ilir por indian. Ju e dini se ky gjarpën sillet ashtu si i bie fyllit pronari i tij dhe mbledh paratë. Ngjajshëm është Hashim Thaçi, gjarpën i Vuçiçit”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?