FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori amerikan në Kosovë: S’kam pse kërkoj falje

“Më vjen mirë që jetoj në një vend si Kosova, ku liria e fjalës sigurohet me Kushtetutë. Nuk kërkoj falje për mbështetjen e drejtësisë dhe nuk përkrah asnjëherë gazin lotsjellës dhe dhunën në Kuvend”.

Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, në tryezën “Lufta kundër korrupsionit politik: Sfidat në funksion të reformave të ardhshme”.

“Unë besoj se korrupsioni është problem madhor dhe gjymton moralin e qytetarëve. Korrupsioni gërryen të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të punojnë shumë që të fitojnë besimin e qytetarëve”, shtoi Delawie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?