FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori britanik në Kosovë apel politikës: Larg drejtësisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, në një tryezë të organizuar nga IKD është shprehur se mungesa e rezultateve, pandëshkueshmëria, mos reagimet mbeten problemet kyçe në luftimin e korrupsionit në Kosovë. Sipas tij, këto janë pasojat e përfshirjes së politikës në sistemin e drejtësisë.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë prej politikës që mos të ndikojë në sistemin e drejtësisë, duke u përfshirë në emërimin e prokurorëve dhe gjykatësve, kryeprokurorëve, kryetarëve të gjykatave.

Duhet lënë të pavarur, se vetëm në këtë mënyrë do të ketë rezultate, do të luftohet kriminaliteti dhe do të ketë drejtësi për qytetarët”, është shprehur O’Connell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori Britanik theksoi se kërkesa e tyre është shumë e qartë, se Kosova nuk mund të jetë strehimore e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por që sipas tij, po vazhdohet të dëshmohet e kundërta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Deri kur mund të vazhdojë Kosova të ketë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, kur vazhdon të dëshmojë mungesën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është koha e fundit që zyrtarët me integritet të kontestuar të ecin nga pozitat dhe të ndiqen për veprimet e tyre”, ka thënë ai.

Sipas O’Connell, prokurorët dhe gjyqtarët mund dhe duhet të bëhen heronj të rinj të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?