FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori i Norvegjisë emërohet shef i OSBE-së në Kosovë

Ambasadori i deritanishëm i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, është emëruar në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Për detyrën e re e ka uruar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili në një postim në facebook shkruan se:

“I uroj Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, emërimin në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. E njoh Ambasadorin e nderuar që nga Konferenca në Rambuje dhe do të kem kënaqësinë të bashkëpunoj me të në postin e ri. Ai është një mik i pashoq i Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?