FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Azil në Gjermani, kërkesa nga 54 mijë kosovarë

Gjermania mbetet vendi më i preferuar i kosovarëve për azil. Zëdhënësja e Zyrës Federale për Migracion, Edith Avram, ka thënë se brenda dy vjetëve të fundit në këtë shtet kanë kërkuar azil rreth 54 mijë kosovarë. Me këtë numër të lartë të azilkërkuesve Kosova lë pas vetes shtetet si Afganistani dhe Iraku.

Fundi i 2014-s ishte koha kur kosovarët, të dëshpëruar me gjendjen ekonomike në vend, filluan masivisht të nisen rrugëve ilegale për të arritur në ndonjërin prej shteteve të Evropës.

Institucionet kosovare nuk i pengonin fare ata, pasi për muaj të tërë dhjetëra autobusë, niseshin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd e që ishte ndalesa e parë e kosovarëve, për të vazhduar pastaj drejt Hungarisë që ua hapte rrugët për emigrimin në ndonjë nga shtetet më të fuqishme të Evropës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra kosovarë që iu bashkuan fluksit “ilegal” të emigrimit, zgjodhën Gjermaninë si destinacionin kryesor për të jetuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?