FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE rikonfirmon dy kushtet për liberalizimin e vizave të Kosovës

Prishtina zyrtare ka marrë edhe një konfirmim se pa plotësimin e dy kushteve të mbetura nuk mund të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo qëndron në raportin e përbashkët të prioritete të politikës së jashtme dhe të sigurisë, të cilin e mbështetën ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në raportin e përpiluar nga shefja e diplomacisë evropiane, Frederika Mogerinit, përmendet se ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi si dhe dëshmitë konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte të cilat duhet të plotësohen para vendimit mbi lëvizjen e lirë.

Në pjesën që i kushtohet Kosovë, konstatohet se opozita ka humbur unitetin e dikurshëm. Ndër rreziqet e këtij viti, raporti identifikon polarizimin e theksuar si potencial për përsëritje të dhunës nga ana e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër prioritete e politikës së përbashkët të jashtme dhe sigurisë, identifikohet normalizimi i raporteve në mes të Kosovës e Serbisë. Aty theksohet së është i nevojshëm vullneti i mirë në këtë proces, ndërsa paralajmërohet vazhdimi i dialogut në nivelin më të lartë politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialog, identifikohen si faktor kryesor në avancimin e mëtejshëm drejt strukturave evropiane. Në këtë rrafsh, përpos përsëritjes së kërkesës për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, nga Serbia kërkohet që të ketë qëndrim konstruktiv me të gjithë fqinjët dhe të angazhohet pozitivisht në nismat rajonale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?