FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demarkacioni, Thaçi: Nuk u besoj jugosllavëve dhe rusëve August

Presidenti i Kosovës në një intervistë në “Rrokum” tha se Komisioni Shtetëror e ka kryer punën mirë dhe ka dëshmuar se Kosova është në rregull me territorin. Ai është shprehur i bindur se Demarkacioni nesër do të votohet.

Thaçi, një ditë para votimit në Parlament, ka siguruar qytetarët se Kosova nuk humbë asnjë metër territor. Madje ai ka thënë se opozita dhe disa ekspert kanë ngritur teza të panevojshme mbi këtë çështje.

“Askush nuk ka afruar fakte se Kosova humbë territor. Unë i besoj hartave të NATO-­s dhe hartave qe kemi shpallur Pavarësinë e Kosovës. Nuk u besoj hartave jugosllave dhe ruse. Mund të them se ka pasur interpretime të gabuara, se i a kanë bërë ata këto qëllimshëm apo jo, e dinë ata vetë”, ka thënë Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi ka thënë se është i bindur se Demarkacioni nesër do të kalojë. “Kam besim të plotë se Demarkacioni do të kalojë. Do të hapët rruga edhe për liberalizmin e vizave”, është shprehur Thaçi. I pari i vendit ka thënë se deri tash Kosova është përballur më shumë sfida të tilla dhe janë kaluar, dhe se edhe Demarkacioni do të kalojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?