FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i Kosovës: Për Erdoganin jap edhe jetën

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka shpjeguar se përse kosovarët po shprehin simpati ndaj Turqisë, por veçanërisht ndaj presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, ai ka folur për rolin e Erdoganin rreth çështjes së Kosovës, ndërsa është përgjigjur edhe nëse do të ishte i gatshëm të jepte jetën për presidentin e Turqisë. Kelmendi ka thënë se ka reagimi i partisë së tij ka qenë i drejtë dhe parimor.

“Ka qenë reagim i drejtë dhe parimor. Të nesërmen kanë reaguar edhe institucionet kosovare, qeveria, presidenca e kuvendi, por ato nuk i kanë reagimet parimore sepse kanë pritur kush po fiton. Ne duhet të jemi me të drejtin e jo më të fortin”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë dy arsye që populli i Kosovës t’i japë mbështetje maksimale presidentit Erdogan dhe popullit të Turqisë dhe kjo ka zgjuar disa reagime tek disa analistëve, që janë reagime të rrezikshme pasi që kanë dalë në krah të terroristëve dhe puçistëve të cilët i kanë shkel me tank njerëzit civil në Turqi”, ka thënë Kelmendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shtuar më tej se “Erdogani llogaritet në këto 14 vitet e fundit, sa është në pushtet, është lideri i pari që ka ardhur pas atyre regjimeve të ndryshme si një lider besimtarë praktikues fetar. Dhe njëra ndër arsyet që populli i Kosovës mbështet Erdoganin është aspekti fetar”.

Ndërkaq arsyeja tjetër pse kosovarët kanë simpati për presidentin turk, sipas Kelmendit, është se Erdogani është prej liderëve botërorë që së bashku me SHBA-­të të cilët janë mbështetësit më të fortë të pavarësisë së Kosovës.

“Erdogani ka bërë shumë për Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?