FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dinosha dorëzon kredencialet, Thaçi flet për marrëdhëniet e shkëlqyera me Malin e Zi

Kosova dhe Mali i Zi po vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira, pavarësisht mospajtimeve për disa çështje. Deri më tani Podgorica kishte refuzuar të dërgojë një ambasador në Kosovë, derisa kishte marrë premtimin se malazezët do të përmenden në Kushtetutën e Kosovës. Ndërkohë, pavarësisht se në raportet Prishtinë – Podgoricë, po rëndon tema e Demarkacionit, Mali i Zi ka emëruar politikanin e njohur shqiptar Ferhat Dinosha, në rangun e ambasadorit, i cili të hënën ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Kosovës.

Për ta pritur ambasodorin e ri, Thaçi ka nxjerr edhe togun ceremonial të FSK’së, derisa ka shprehur kënaqësinë që Mali i Zi ka ngritur përfaqësimin në nivel ambasadori në Kosovë.

“Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mali i Zi ka marrë vendimin më të drejtë kur ka njohur Kosovën, përkundër presioneve që kishte, si dhe vazhdon të përkrahë Kosovën në të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe për këtë jemi mirënjohës”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u shpreh se do të “punojmë të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve” dhe të promovojmë “paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin në NATO e BE për tërë rajonin”.

Presidenti Thaçi i shprehu përkrahjen e tij ambasadorit Dinosha për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjithë sektorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?