FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diplomacia kosovare, rikthehet Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj shumë shpejt pritet të marrë drejtimin e diplomacisë kosovare, duke zëvendësuar Hashim Thaçin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit ka lënë zbrazët dy poste, atë të zëvendës-kryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme.

Ku Enver Hoxhaj është personi që do ta pasojë atë në krye të diplomacisë, dikaster këtë që e kishte udhëhequr edhe në mandatin qeverisës shkurt 2011 deri në dhjetor të vitit 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kohës sa Hoxhaj ka udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme pati disa arritje të shtetit të Kosovës, njohje ashtu edhe në anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se Hoxhaj është vlerësuar si më i denjë për ta rimarrë këtë post edhe pse zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij për të marrë këtë post.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?