FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy fëmijët mbyten në pusetë, u futën për t’u larë por nuk dinin not

Dy fëmijë të moshave 9 përkatësisht 10 vjeçare kanë humbur jetën mbrëmjen e së martës, pasi që ranë në një pusetë të mbushur me ujë, në fshatin Serbicë të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

”Katër të mitur kishin shkuar për t’u larë në pusetën afër fabrikës së tullave në fshatin Serbicë, pasi që dy nga ta nuk kanë ditur not, për pasojë e kanë humbur jetën”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupat e pajetë të fëmijëve u nxorën rreth orës 22 të së martës me ndihmën e njësiteve policore, zjarrfikësve, ekipit të emergjencës dhe fshatarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë i janë dorëzuar familjarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?