FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

EULEX arreston Azem Sylan në kufi me Shqipërinë

Ish-deputeti në Parlamentin e Kosovës, Azem Syla është arrestuar. Arrestimi i tij u bë paraditen e së premtes nga EULEX-it.

Deputeti Syla është duke u dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, teksa mediat në Kosovë shkruajnë se Azem Syla është arrestuar në kufi me Shqipërinë.

Azem Syla një ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale. Nëpërmjet një deklarate ai ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Syla dyshohet për krim të organizuar në një hetim të ngritur nga prokuroria Speciale që përfshin gjithsej 50 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?