FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fëmija nga Kosova humb jetën rrugës për në Hungari

Një vajzë e mitur e moshës dyvjeçare, nga komuna e Vitisë, ka gjetur vdekjen në kohën kur bashkë me familjarët e saj po kalonte ilegalisht kufirin për në Hungari.

Burime nga fshati Beguncë e komunës së Vitisë kanë bërë me dije se një e mitur nga fshati i tyre ka gjetur vdekjen kur ilegalisht bashkë me familje po kalonte për në Hungari dhe atë e kanë identifikuar si e mitura A.M. e moshës dyvjeçare.

Toger Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për Rajonin e Gjilanit, ka thënë pwr “Zërin” se deri më tani nuk është raportuar për një rast të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ka pasur interesim të gazetarëve në lidhje me rastin, por Policia Rajonale nuk ka marrë një informacion të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fshatin e saj të lindjes, në Beguncë të Vitisë, është thënë se vajza ka ndërruar jetë para dy ditësh dhe se familja e vajzës tani është në përgatitje të dokumentacionit për kthimin e trupit të saj të pajetë në vendlindje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?