FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotografi të Donald Trump në Mitrovicën veriore

Në veri të Mitrovicës, në njërën nga rrugët me të frekuentuara, janë vendosur fotot e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Poshtë fotos, në gjuhën serbe shkruan: “Serbët e përkrahën”, kurse në gjuhën angleze: “ Serbët qëndruan me të gjatë gjithë kohës”.

Në anën tjetër të stendës afishuese, afër fotografisë së madhe të Trump-it, janë vendosur fotografitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me porositë e nxjerra nga deklaratat e tyre, ku thuhet: “Presim fitoren e Clinton-it, shqiptarët votojnë për të”, si dhe “Trump si president paraqet kërcënim për Shqipërinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”,

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, edhe ne pjesën tjetër të qytetit, në afërsi të përmendores së Car Llazarit, është vendosur një fotografi e madhe e Donald Trump./REL/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?