FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjuriq: Kodi telefonik t’i atribuohet Kosovës si rajon gjeografik

Beogradi zyrtar është pajtuar që kodi telefonik t’i atribuohet Kosovës si rajon gjeografik dhe të regjistrohet me fusnotë mbi statusin.

Kështu ka thënë të martën Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjuriq ka shtuar se për telekomin nuk ka pasur përafrime, ngaqë ka ngecje te trashëgimia e pronësisë, porse Beogradi është i gatshëm që ta “ngrijë” këtë çështje tani dhe të fillojë zbatimi, por me kusht që kjo të bëhet më vonë me kompaninë vendore trashëguese të telekomit serb në Kosovë.

Duke folur në London School of Economics, konkretisht në kuadër të Kërkimit mbi Evropën Juglindore, Gjuriq ka promovuar sukseset e dialogut në sytë e Beogradit si integrimi i ish-punonjësve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës në komunat në veri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?