FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata Speciale thërret një tjetër ushtar të UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, Osman Karpuzi, përmes një telefonate nga burgu i Dyzit ka konfirmuar për emisionin “Udhëve” në RTK se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Edhe një ish ushtar i UÇK-së është ftuar nga Gjykata Speciale. Sipas informacioneve jo zyrtare, bëhet fjalë për Osman Karpuzin, i cili, është i dënuar për një vepër penale të kryer në Shqipëri dhe se është ekstraduar nga atje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

“Jam në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Në shkresë thuhet se më 13 mars më duhet të shkoj atje”, ka thënë përmes telefonatës, personi që është prezantuar si Osman Karpuzi, duke shtuar se gjendet në Burgun e Dyzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Osman Karpuzi është nga Shala e Lipjanit. Ai përmes telefonit ka thënë se më 13 dhe 14 mars do të jetë në Hagë, si i ftuar nga Gjykata Speciale. Sa i përket rrugëtimit drejt Holandës, ka shtuar se atë do ta organizojnë organet e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?