FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grabitet makina e bankës, po transportonte 1 milion euro

Në afërsi të pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbi, në Jarinje, para pak minutash ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Siç njoftojnë burime të “gazetametro.net” në Policinë e Kosovës, është grabitur makina e cila transportonte paratë për bankat në relacionin Serbi-Kosovë.

“Transporti që shoqërohet nga ana e policisë së Kosovës prej kufirit e këndej, ka hasur në sulm të armatosur rreth 300 metra larg nga kufiri në territorin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesit kanë pasur për qëllim grabitjen e parave. Ka pasur të shtëna nga të dyja palët që kanë zgjatur disa minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet nëse ka të vrarë dhe të plagosur, si dhe nëse sulmuesit kanë arritur të grabisin paratë”, kanë thënë burimet, duke shtuar se në automjetin e blinduar ka pasur valuta në euro dhe dinarë në vlerë rreth 1 milion euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?