FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hahn ofrohet ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Johannes Hahn është ofruar në rolin e ndërmjetësuesit për shkrirjen e akullit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i lartë në Bruksel shfrytëzoi forumin ekonomik të Davosit, për të biseduar me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandër Vuçiç.

Johannes Hahn: Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet tregtare që kanë të bëjnë me të dy vendet. Unë jam i gatshëm ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të mundësuar vazhdimin e dialogut. Pres brenda ditësh përgjigjen e presidentëve Thaci e Vuciç.

Hapi i parë pro lëshimit erdhi nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se taksa e Prishtinës nuk është e përjetshme dhe se mund të hiqet nëse Beogradi ndryshon qëndrim. Në një intervistë për Ekonomia Online, shefi i qeverisë propozoi një konferencë të ngjashme si Ramujeja, ku vendet të mos çohen nga tryeza pa marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramush Haradinaj: Kosova është e gatshme me arrit një marrëveshje me Serbinë. Sikur ta zemë të na ftonin në një konferencë si puna e Ramujesë, ne nuk e kishim pengu atë me taksë, pra një konferencë me u marr vesh për një marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia ka bllokuar krejtësisht dialogun që prej vendosjes së taksës 100% nga ana e Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?