FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hahn: Pres rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Jam në pritje të rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”. Kështu është shprehur sot Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

Siç raportojnë edhe mediat kosovare, Johannes Hahn e ka bërë këtë deklaratë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku ka thënë se rekomandimin pozitiv do ta marrin vendet që i kanë plotësuar kriteret, standardet e përcaktuara nga Komisioni Evropian. “Duhet të jemi të qartë. Ne në Komisionin Evropian i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë. Kjo nënkupton se kemi metodologjinë e aplikimit të njëjtë, ta zëmë, si për Ukrainën, Gjeorgjinë, apo edhe për Kosovën. Po ashtu, njësoj do të veprohet me Turqinë”, ka thënë Hahn.

“Por, përparimi varet edhe nga vendi ynë partner se sa shpejtë lëvizë përpara me përmbushjen e kritereve. Në këtë aspekt, duhet të potencohet se nuk ka lëshime për Turqinë, që nënkupton të marrë diçka më lirë se të tjerët”, është shprehur Hahn. Pritet që Kosova të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave këtë të mërkurë nga vendet anëtare të BE ku qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm në vendet e shengenit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?