FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Haradinaj dekonspiron planin Rama-Vuçiç: Po dëmtojnë Kosovën

Ndërkohë që kryeministri Rama dhe Presidenti serb Vuçiç sulmuan Kosovën për mospjesmarrjen në takimin e tyre në Tiranë, ka reaguar kryeministri kosovar Haradinaj.

Kreu i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA-së dhe se nuk ka nevojë për Minishengen.

Reagimi i Haradinaj vjen pas takimit të sotëm mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është përspektiva jonë”, ka thënë Haradinaj. Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën”, ka thënë sot Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë çfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve “puna e mbarë pa ne”.

https://arkiva.kohajone.com/minishengeni-rama-refuzimi-i-kosoves-i-pakuptueshem-dhe-i-demshem-per-te/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?