FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Nuk jam me askënd që tenton të ndajë Kosovën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur kundër cdo lloj ideje për marrëveshje përfundimtare me Serbinë që ka për qëllim ndarjen e Kosovës.

Haradinaj theksoi se nuk do të ndalet së kundërshtuari personat që dëshirojnë ta dëmtojnë Kosovën në raport me Serbinë qofshin ata nga koalicioni qeverisës apo nga opozita.

“Unë kam vetëm një problem se çfarë shije do të ketë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe a do të mundemi të jetojmë me atë shije. Për këtë jam i pa kompromis ndaj të gjithëve qoftë atyre me të cilët jam në koalicion, qoftë prej atyre që jam në opozitë. Unë kam 50 vjet tash dhe nëse kam jetë që të jetoj më gjatë nuk dëshiroj të jetoj me një shije të keqe. Kushdo qoftë që e prish këtë shije nga kolegët e mi le të shkoj ka të dojë, unë do ta di rrugën time në çdo etapë të procesit”, tha kryeministri Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë gjë ai tha se nuk do t’i bashkohet askujt që për qëllim e ka ndarjen e vendit “Nuk ka me pengu asgjë që ta di drejtimit tim. Nuk do ti bashkohem askujt që e qon Kosovën kah ndarja e ka shkëmbimi i territoreve, apo lëvizja me territore. E kam bërë të qartë këtë, por unë nuk jam me ta, qofshin ata të jashtëm apo të brendshëm. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Kosova nuk është Bosnje është vetëm një Republikë dhe ashtu do të jetë”- ka thënë Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?