FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj replikon me Ramën: Hiq taksën në Rrugën e Kombit nëse të dhimbset Kosova

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot në Tiranë kryeministrin e Kosovës për bojkotimin e samitit të Minishengenit me Serbinë. Në një deklaratë për mediat, Haradinaj ka reaguar ndaj këtyre akuzave duke u shprehur se nuk mund të ulen në një tavolinë me Aleksandër Vuçiç që mohon krimet serbe ndaj shqiptarëve.
Lidhur me idenë e Ramës se nga minishengeni përfiton edhe Kosova, Haradinaj tha se Edi Rama duhet të heq taksën e Rrugës së Kombit për kosovarët, nëse i dhimbsen vërtetë.

“Kosova nuk ka nevojë për një minishengen që kryeqytet ka Serbinë. Idea e minishengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Edi Rama është vëllai im. Nëse Ramës i dhimbsen kosovarët, le të largojë taksën e vendosur në rrugën e Kombit. Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reaçakut, puna e mbarë pa ne”, u shpreh Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?