FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Hitleri i ri” i Austrisë: Kosova është Serbi

Kosova është pjesë e Serbisë, ka thënë nënkryetari i Partisë së Lirisë në Austri, Norbert Hofer, i cili ka humbur raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundrejt kandidatit të pavarur, Aleksander van der Belen.

“Veprimet e njëanshme, sa i përket statusit të krahinës serbe, e komplikojnë procesin e pajtimit dhe dialogun e vërtetë. Rrjedhimisht, ato pengojnë një jetë të qetë dhe të begattë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Hofer për gazetën beogradase Kurir.

Hofer po ashtu ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990, konfirmon legjitimitetin e Republikës Sërpska.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hofer, ekstremist i djathtë, ka humbur me një diferencë të vogël votash balotazhin presidencial më 22 maj. Ai ka kundërshtuar fuqishëm migracionin dhe multikulturalizmin. Zyrtarë evropianë kanë thënë se “Evropa frymon lirshëm” pas humbjes së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?