FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hoxhaj: Trepça dhe as resurset tjera kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic në lidhje me futjen e Trepçës në bisedimet me Serbinë.
Hoxhaj është shprehur i shokuar nga kjo deklaratë, ndërsa ka thënë se është absolutisht e papranueshme që BE-ja të japë deklarata të tilla të pamatura që e dëmtojnë vetë procesin e dialogut me Serbinë.

Hoxhaj theksoi se resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut.

“I shokuar nga deklaratat për Trepçën të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koacijacic në një përgjigje për ‘Tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, raporton Gazeta Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo, gjithashtu, ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?