FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-pjesëtari i ISIS-it kërkon fonde “kundër ekstremizmit”

Albert Berisha, i dënuar me 3.5 vjet burg për “Pjesëmarrje në luftërat në Siri”, ka arritur që të hapë Institut për Siguri dhe Integrim me lejen e qeverisë së Kosovës.

Ish-pjesëtari i “Shtetit Islamik” (ISIS), Albert Berisha, nga Prishtinë, i cili qysh në vitin 2013 kishte bërë thirrje për krenarinë e të qenit xhihadist, ka marrë leje nga qeveria e Kosovës për ta “luftuar radikalizmin”.

Të gjithë e kujtojnë si ish-luftëtarin e ISIS-it, i cili pas kthimit në Kosovë doli në medie për të thënë se është penduar që kishte marrë rrugën drejt “Tokës së Shamit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 6 tetor 2013, Albert Berisha, atëherë 27-vjeçar, ishte nisur t’i bashkohet grupit terrorist “Al Nusra”, por pasi u kthye në Kosovë ai deklaroi se është bërë pishman. I njëjti në shkrimin e tij, të botuar në vitin 2013 (“Heronjtë ‘e Spanjës’ dhe ‘tradhtarët’ e Sirisë”) në gazetën “Besimtari” bën thirrje për xhihad dhe për krenarinë e të qenit shqiptar. muxhahedin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E njëjtë është situata edhe me shqiptarët që luftojnë në Siri, ata kanë një ideal, kanë një qëllim, kanë një obligim, kanë një rrugë, të cilën e trasojnë me krenari, kanë një xhihad për të bërë që i pëlqeu ose s’i pëlqeu Halilit apo dikujt tjetër, kjo është duke ndodhur. Shqiptarët janë muxhahida krenarë që bëjnë xhihadin kur është e nevojshme”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?