FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova e Shqipëria, program për mësimin e shqipes në diasporë

Menjëherë pas përfundimit të takimit të grupit të punës për implementimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, ministri i Diasporës, Valon Murati, u prit në një takim edhe nga Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë.

Vëmendja e këtij takimi është përqendruar në lidhje me përmbushjen e detyrave që dalin nga Marrëveshja e përbashkët për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

Në këtë kontekst, dy ministrat u pajtuan që fushata për ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të diasporës lidhur me rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe duhet të fillojë sa më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Po ashtu, Murati dhe Nikolla u dakorduan për një agjendë të përbashkët në javët e ardhshme, për t’u takuar personalisht me shoqatat në diasporë, në mënyrë që para tyre të prezantohet puna e bërë lidhur me hartimin e kurrikulës së unifikuar, standardizimit të procesit mësimor, dhe e gjithë kjo të bëhet në frymën e sensibilizimit të diasporës sonë për këtë proces.

Dy ministrat janë dakorduar që në mbledhjen e paraparë në fund të majit, mes dy qeverive, të nënshkruhet edhe një marrëveshje që do të ratifikohet në kuvendet përkatëse të dy vendeve, ashtu që dy qeveritë t’i marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i implementimit të kësaj marrëveshjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?