FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministrja serbe e pranon se shteti i saj mori tri goditje nga Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, ka thënë se vendimi i Kosovës për dialogun (Platforma) është në “kundërshtim me mendjen e shëndoshë”, përcjell gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”.

“Miratimi i Platformës është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë. Reagimi ynë do të jetë i matur”, citohet të ketë thënë Bërnabiq pas përfundimit të mbledhjes që e kishte thirrur Vuçiç.

“Goditja e parë ka qenë mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit nga Kosova. Janë bërë 2.149 ditë qëkur është nënshkruar e nuk është realizuar asgjë nga ajo. Nuk ka asgjë nga krijimi i Asociacionit të Komunave serbe (AKS). E AKS ka qenë kurrizi i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se kjo ka qenë goditja e parë e Kosovës .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Goditja e dytë ka qenë vënia e taksës e cila për shkak të reagimit të butë të vendeve perëndimore është ngritur në 100 për qind. Kosova i ka dërguar mesazh të qartë SHBA-së se nuk do t’i heqë taksat”, ka deklaruar Bërnabiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goditja e tretë, ka thënë kryeministrja serbe, ka qenë miratimi i Platformës së Kosovës për dialog.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?