FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeparlamentari: Liberalizimi i vizave, epokë e re për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e cilësoi sot rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një epokë të re për Kosovën.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryeparlamentari Veseli theksoi se “propozimi për vizat është shpërblim i merituar për popullin e Kosovës”.

Më tej, duke falenderuar ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm të Kosovës, ai shtoi se “kjo është një epokë e re që i jep fund izolimit ndërkombëtar të Kosovës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se “është hapi i parë në rrugën tonë drejt integrimit në Evropë, si qytetarë të një shteeti të pavarur që pas 25 vitesh mund të lëvizë pa viza drejt Evropës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?