FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbledhje urgjente e serbëve për “Trepçën”

Për shkak se projektligji për “Trepçën” do të hidhet sot në votim në Kuvend është paralajmëruar mbajtja e një takimi urgjent të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 10:00 në komunën e Zveçanit në rendin e ditës do të jetë vetëm një pikë – situata politike dhe e sigurisë, dhe arsyeja është miratimi i Projektligjit për “Trepçën” nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Qeverisë serbe, serbët e e Kosovës dhe menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri të Kosovës besojnë se Projektligji për gjigantin metalurgjik, 80 për qind të aksioneve të “Trepçës” i lë në kompetencë të Qeverisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të këtij projektligji punëtorët serbë të kombinatit për dy ditë kanë bllokuar rrugën kryesore Rashkë-Prishtinë në Rudarë afër Zveçanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtin vend sot në mesditë pritet të mbahet protestë e njëjtë, e cila do t’i bëjë bashkë qytetarët nga katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, raportojnë mediat serbe, përcjell “Klan Kosova”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?