Mbreti Charles III letër urimi për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë!

Mbreti Charles III ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij Mbreti Charles III, inkurajon lidhjet dypalësheve mes vendeve ndërsa nënvizon se është i përkushtuar për të forcuar më tej bashkëpunimin

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë.

Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Mbretit Charles III, e cila është publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?