FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Minxhozi: Demarkacioni nuk zgjidhet me flamuj

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka kërkuar nga pushteti dhe opozita kosovare që të dialogojnë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se vendosja e flamujve nuk e zgjidh këtë problem

Ai i ka bërë thirrje pushtetit dhe opozitës kosovare që të dalin nga pozicionet që kanë dhe të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi një intervistë për gazetën “Zëri” në Kosovë ka thënë se çështja e demarkacionit nuk zgjidhet duke vendosur flamuj, por duke dialoguar dhe ka porositur palët që të kenë më pak sherre mes vete. Sipas tij, rol të rëndësishëm në këtë çështje mund të luajë edhe shoqëria civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është shprehur i kënaqur me shkallën e bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa si të arritur të rëndësishme e ka paraqitur lajmin për largimin e kontrollit të dyfishtë kufitar në mes të dyja vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?