FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafa: U befasuam nga Kurti. Nuk prisnim që ata të merrnin kreun e Kuvendit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë votimi në seancën e sotme në Prishtinë ka qenë befasi dhe askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që Vetëvendosje do të propozoj kryeparlamentarin.

Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, Mustafa ka bërë të ditur se për shkak të kësaj tani gjithçka do të nis nga fillimi me VV-në dhe sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bijnë në ujë.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës. Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë Mustafa në Rubikon.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?