FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafa: Vuçiç mori leje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaron se vizita e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në veri të Kosovës nuk përbën problem.

Duke komentuar këtë vizitë pas një aktiviteti të partisë së tij në Prizren, Mustafa ka konfirmuar se Vuçiç vjen me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje që të vijë në Kosovë. Kjo për mua nuk paraqet asnjë problem”, ka thënë Mustafa, që ndodhej në Prizren për të shënuar 26-vjetorin e themelimit të degës së LDK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e kryeministrit serb do të zhvillohet në veri të Mitrovicës dhe në Zubin Potok dhe gjatë qëndrimit të tij ai do të përcillet nga policia e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Top-Channel, gjatë qëndrimit të premten në Mitrovicën e veriut, mësoi nga banorët vendas shqiptarë se për të marrë masa për vizitën e Vuçiç kanë hyrë në Kosovë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të veshur civilë dhe të shërbimit serb të intelegjencës, BIA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?