FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nikoliç: S’e lejojmë Kosovën në OKB

“Kosova nuk do të bëhet shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, përderisa Serbia është mike me shtetet e Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq.

“Shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, kanë në presion të madh për ta njohur pavarësinë e saj”, ka thënë Nikoliq për reporterët, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Kemi marrë një vendim, që të mos e bllokojmë Kosovën në integrimin rajonal. Kjo është ajo që e kemi nënshkruar në Bruksel, por jo më shumë se aq”, ka thënë Nikoliq, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të luftojë me të drejtë kundër integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Kjo është e qartë për të gjithë, ia kam thënë edhe zëvendëspresidentit Biden”, tha presidenti serb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?