FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OSBE dënon sulmin ndaj transmetuesit publik në Kosovë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, kanë dënuar sot, sulmin e mbrëmshëm në mjediset e Radio Televizionit të Kosovës në Prishtinë. “Jam i tmerruar nga sulmi ndaj RTK-së në kohën kur kishte ende njerëz që punonin brenda ndërtesës. Ky duket të jetë akt frikësimi dhe e dënoj atë në mënyrën më të fuqishme. Ky është sulm ndaj një institucioni të rëndësishëm publik dhe ndaj lirisë së shprehjes,” tha ambasadori Schlumberger.

“U bëj thirrje organeve për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sjellin autorët para drejtësisë,” shtoi ai.

Ndërsa, Mijatoviç tha se “ky është një sulm i pastër në medien e lirë dhe në shoqërinë në tërësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?