FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patriarku Irinej: Kosova, plaga më e madhe e Serbisë

“Kosova është plaga më e madhe e popullit serb”. Kështu ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, në një ligjëratë që ka mbajtur në Londër, në kishën e Shën Paulit.

Ai ka shtuar më pas se “të gjitha lutjet tona bëhen me shpresën se populli ynë, sikur edhe të gjithë popujt e botës do të mund të kryejnë shërbesat e Zotit, të lirë dhe pa frikë”, shkuran koha.net në Kosovë,

Gjatë ligjëratës, Irenej tha gjithashtu se në Kosovë ka vend për popullin serb dhe atë shqiptar. Patriarku serb është i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste pro serbe, sidomos për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka deklaruar pak më herët se “serbët do ta marrin Kosovën përmes forcës”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?