FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PDIU: Të anulohen fletë-arrestet serbe

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia sllovene, për shkak të urdhër-arresteve të shpërndara nga regjimi serb.
“Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e një vendi mik ngatërrohen prej marrëzisë së shtetit serb, që vijon të ketë në listat e Interpolit drejtuesit politikë kryesorë të Kosovës dhe ish-komandantët e UÇK-së. Edhe pse lirimi i zotit Haradinaj është vetëm çështje orësh, këto raste nuk duhet të vazhdojnë më”, thuhet në reagimin e PDIU-së.
PDIU i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë në mënyrë që urdhër-arrestet absurde të Serbisë të anulohen, “pasi qëllimi i vetëm i tyre është cenimi i dinjitetit të shqiptarëve të Kosovës”.
“Lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë, në mbrojtje të një popullsie të pafajshme kundër një regjimi gjakatar dhe askush nuk mund të hedhë baltë mbi të dhe drejtuesit e saj”, vijon reagimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?