FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PE voton kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti për të drejtat e njeriut dhe liritë civile dhe punë të brendshme (LIBE) në Parlamenditn Europian ka votuar sot kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, në fjalën e saj para votimit, u ka kërkuar kolegëve të vet që ta përkrahin Kosovën në këtë votim, ndërsa nga liderët kosovarë, që t’i përmbushin kriteret që Bashkimi Europian ua ka paracaktuar si kushte për liberalizimin e vizave.

“Votimi për Kosovën është shumë i rëndësishëm. Me anë të këtij votimi do t’i dërgojmë Kosovës një mesazh të rëndësishëm. Nga liderët atje kërkoj që t’i respektojnë dhe t’i përmbushin kriteret që Kosovës i janë vënë nga BE-ja. Kërkoj nga kolegët e mi që ta përkrahin Kosovën dhe të votojnë pro”, ka thënë Fajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?