FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia austriake ndalon vëllain e kryeministrit

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, është ndaluar përkohësisht nga autoritetet e Austrisë. Vëllai i kryeministrit të Kosovës u ndalua në Vjenë nga policia austriake në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Sipas KosovaPress, situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase dhe më pas është lënë i lirë.

Ish pjesëtarët e UÇK-së përndiqen nga fletarreste të lëshuara nga Serbia dhe shpesh kur udhëtojnë nëpër Evropë ndalohen nga autoritetet. Edhe mungesa e Kosovës në Interpol e vështirëson punën e Prishtinës në kundërshtimin e këtyre fletarresteve.

Në bazë të të njëjtit fletarrest u arrestua edhe Ramush Haradinaj më 4 janar 2017 nga policia franceze në aeroportin Moulhouse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?