FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prishtina fiton SuperKupën e Kosovës

Prishtina ka fituar trofeun e parë për këtë sezon.

Prishtinasit triumfuan në stadiumin pejan “Shani Haxhiislami” kundër Feronikelit me rezultat 2-1.

Prishtinasit realizuan golin e parë përmes Endrit Krasniqit (35′), i cili shënoi prej një largësie rreth 16 metra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë të takimit që ishte i vlefshëm për Super Kupën e Kosovës.

Por, vetëm pesë minuta iu deshën kampionëve të barazonin rezultatin. Behar Maliqi barazoi rezultatin përmes penaltisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraprakisht, Liridon Leci preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë pas goditjes së Mark Milicajt.

Me këtë rezultat nuk u pajtuan prishtinasit, të cilët shënuan edhe golin e dytë. Kësaj radhe golashënues ishte Ahmed Jonuzi (73′).

Megjithëse deri në fund të ndeshjes Feronikeli e kërkoi golin e barazimit, fituesi i Kupës së Kosovës arriti të mbrohej mirë dhe kështu triumfoi me rezultat 2-1.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?