FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prishtinë, ambasadori amerikan: Opozita pengoi një proces demokratik

Lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawi. Gjatë një prononcimi shkurt për mediat në hollin e Kuvendit, kryediplomati amerikan në Kosovë tha se “është i dëshpëruar që opozita ka penguar një proces demokratik”.

“Unë u jap mbështetjen time institucioneve të Kosovës”, është shprehur ai. Edhe në seancën e javës së kaluar, Delaëi dënoi hedhjen e gazit lotsjellës në seancë.

“Para dy ditësh kremtuam ditëlindjen e Kosovës dhe është zhgënjyese që sot shoh se ka njerëz që duan të rrezikojnë demokracinë në Kosovë. U bëj thirrje të gjitha partive të ndryshojnë qëndrimet e tyre, të përpiqen të punojnë që nëpërmjet dialogut t’i japin fund kësaj krize politike. U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin fjalorin nxitës siç janë “tradhtarë” apo “qyqarë”, që vështirësojnë dialogun dhe zhvillimin e Kosovës sipas nëvojës dhe dëshirës së qytetarëve”, u shpreh ambasadori Delawie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?