Rama për Bajram Rexhepin: Lamtumirë mik i mirë!

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama shkruan për ndarjen nga jeta të ish- kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Rama shkruan se Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë.

“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!”,- shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?