FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Visar Ymeri, sërish fyen kombëtaren e Kosovës

Visar Ymeri, kreu i Vetëvendosjes, mbrëmë nuk e perëndi fare përfaqësuesen e Kosovës, e cila po zhvillonte ndeshjen historike ndaj Finlandës. Për këtë, Ymeri mori shumë mesazhe negative nga komentuesit. Dhe sot u mundua të shfajësohet, duke e fyen sërish përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ja komenti i sotëm i tij:

“Më mirë një fitore sesa dy barazime. Shqiptarët duhet ta kenë një kombëtare të përbashkët edhe në sport. Ideja provinciale e pavarësisë së Kosovës si pavarësi nga Shqipëria është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Serbisë. Dikur Gjermania lindore fitonte trofe e medale shpeshherë edhe më shumë sesa Gjermania perëndimore nëpër garat sportive. Mirëpo, dy Gjermanitë kurrë nuk e braktisën synimin e bashkimit dhe e realizuan atë. Le të mos përpiqemi të bëhemi më të mençur sesa gjermanët. Në futboll ishim bashkë. Dhe bashkë korrnim fitore. Në vend se të bashkohemi aty ku jemi të ndarë, ne po ndahemi aty ku ishim bashkë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?