FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohet një helikopter i EULEX në aeroportin e Prishtinës

 

Një helikopter i EULEX-it dyshohet se është rrëzuar në aeroportin e Prishtinës, konfirmojnë burime policore.

Ngjarja ka ndodhur sot në pistën ushtarake të aeroportit “Adem Jashari”, i cili menaxhohet nga KFOR-i.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Gazetës Express se helikopteri është rrëzuar në pjesën ushtarake të aeroportit – pjesë kjo që menaxhohet nga KFOR’i.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmin për Express e ka konfirmuar një zëdhënës i KFOR’it.

“Bëhet fjalë për rrëzimin e një helikopteri të EULEX’it, mirëpo nuk kemi më shumë informacione”, ka deklaruar ai.

Ende mbetet për t’u konfirmuar nëse helikopteri ka bërë ulje të detyruar apo është rrëzuar për shkak të ndonjë defekti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?