FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbët në Kosovën e veriut, mbyllin dyqanet për të protestuar ndaj tarifave të importit

Dyqanet, restorantet dhe furrat e bukës në Kosovën e veriut, të mbizotëruar nga serbët, mbyllën dyert e tyre, në shenjë proteste kundër një takse 100% që vendi i ka vendosur ndaj mallrave të importuara nga Serbia.
Qeveria e paraqiti taksën vitin e kaluar, si një ‘hakmarrje’ për Beogradin që bllokoi Kosovën, provincën e saj të mëparshme, nga bashkimi me organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol si një komb i veçantë. Ky veprim çoi në një ngërç në bisedimet mbi normalizimin e lidhjeve midis Beogradit dhe Prishtinës, që shihet si vendimtare nëse të dy vendet duan të bashkohen me Bashkimin Europian.

Katër komuna serbe në veri të Kosovës kanë premtuar aleancë në Serbi dhe kundërshtojnë hapur qeverinë në Prishtinë.
“Mbyllja e të gjitha dyqaneve në veri të Kosovës duhet të tregojë se serbët nuk do të heshtin”, tha Veljko Odaloviç, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të Serbisë.

Eksportet e Serbisë në Kosovë arrijnë në rreth 500 milionë euro në vit. Kosova gjithashtu importon nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Tatimet e importit pritet të dëmtojnë rritjen ekonomike të Serbisë këtë vit, por si banka qendrore ashtu edhe FMN ende presin që ekonomia e saj të zgjerohet 3.5% këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj javën e kaluar akuzoi Beogradin për përpjekjen “për të krijuar një krizë humanitare në këtë pjesë të Kosovës”.
Serbia ende e konsideron Kosovën të vetën. Mbështetur nga aleati i fuqishëm Rusia dhe disa vende të BE-së, ajo ka bllokuar Kosovën që të bashkohet me institucionet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?