FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia mund të përgjojë të gjitha bisedat e kosovarëve

Serbia ka mundësi t’i përgjojë të gjitha bisedat e qytetarëve të Kosovës. Kështu të paktën del nga një deklarim i Marko Gjuriçit dje në mediet serbe.

“Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel nuk patën sukses t’i afrohen sistemit “Telekom Srbija”,  çka do u mundësonte përgjimin e qytetarëve në të gjithë Serbinë”, ka thënë ai.

“Natyrisht kjo nuk ka qenë e mundur të shqyrtohet, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët deshën të bënin precedent dhe diçka të ngjashme pastaj të kopjonin për Trepçën, Brezovicën dhe për të mirat tjera serbe që duan t’i përvetësojnë”, shton ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar të hënën biseda për kodin telefonik, bisedime të cilat kanë dështuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova ende nuk ka kod të vetin telefonik dhe bisedat telefonike me jashtë i zhvillon përmes Serbisë, me prefiksin 381.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?